Insajderi
Lajme

Rama: Sot ata që sulmojnë policinë janë kriminelë dhe kërkojnë gjak

Insajderi
18 October 2026 - 08:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama: Sot ata që sulmojnë policinë janë kriminelë dhe kërkojnë gjak
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një komunikimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar ngjarjet e 21 Janarit, duke bërë një paralelizëm me protestat e fundit të zhvilluara në Tiranë.

Rama deklaroi se i ka ende të freskëta kujtimet e asaj dite, kur pati vetëm disa zjarre sporadike, por pa u prekur asnjë institucion, pa u hedhur asnjë koktej molotovi dhe pa u dëmtuar apo djegur asnjë pjesëtar i forcave të rendit.

Kryeministri deklaroi se më 21 janar u vranë me plumba katër protestues të pafajshëm dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, të cilët, sipas tij, ndryshe nga sot, nuk mund të kërkonin as ndihmë mjekësore në spital nga frika e dhunës policore.

“Ata që përpiqen t’u nxjerrin sytë policëve dhe t’i vrasin, janë kriminelë, por janë fëmijët e këtij vendi. Dëmet nuk janë të vogla, por ndreqen. Ky është një nga mijëra gurët e shkulur të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet edhe vdekjeprurëse. Imazhet që transmetojnë televizionet tregojnë të ashtuquajturin grup të zjarrit, që nuk ka lidhje me studentët. Kjo është një dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare”, u shpreh Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark