Mes mijëra tifozëve shqiptarë që mbushën shkallët e stadiumit, rrugët dhe sheshet e Lensit në Francë, ndodhej edhe Kryeministri Edi Rama.
Në përfundim të takimit, Sokol Balla bisedoi me të mbi përshtypjet që i la dhe që në portretin e tij vihej re dëshpërimi për humbjen aspak të merituar të kuqezinjve.
“Mund të kishim marrë të paktën një pikë. Skuadra luajti në mënyrë të jashtëzakonshme, la përshtypje të jashtëzakonshme”, thotë ai.
Rama vlerësoi edhe sjelljen e tifozerisë nga ku gjeti rast të thumbojë edhe anglezët.
“Lensi ka qenë i pushtuar që mbrëmë. Takova prefekten e zonës që më tha që jemi shumë mirënjohës për shqiptarët që erdhën në numra të frikshëm dhe në fillim priteshin me frikë, sollën shumë gëzim dhe entuziazëm në qytet, sepse faktikisht nuk ndodhi asgjë nga ato që ndodhin aty ku kanë vajtur anglezët, që mesa duket nuk dinë të sillen si europianë”, u shpreh Rama.
Sa i takon shpresave të për të kaluar grupin Rama thotë e nuk duhet të jetë ai objektivi për skuadrën shqiptare, sepse sipas tij, kombëtarja ka arritur atë që meritonte me ardhjen në Francë. /Insajderi.com