Insajderi
Lajme

Rama thumbon Kurtin: Qesharake ndërhyrja e politikanëve kosovar në Shqipëri, e morën mësimin

Insajderi
15 March 2026 - 19:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama thumbon Kurtin: Qesharake ndërhyrja e politikanëve kosovar në Shqipëri, e morën mësimin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk ka asnjë pozicion në politikën kosovare.

Ai ka thënë se i është dukur shumë qesharake që është provuar të ndërhyhet në Shqipëri nga politikanë kosovarë.

Këtë ai e tha në episodin e 10-të të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim” me profesor Arjan Gjonçaj.

“Unë s’kam fare pozicion atje në Kosovë. Unë s’kam dashur kurrë të ndërhyj në punët e tyre. Më është dukur qesharake kur kanë tentuar të ndërhyjnë këtu. Po tani sikur s’po e bëjnë më se e morën mësimin. Pjesa tjetër pastaj është nevojë për të qenë të drejtë dhe për të qenë vetja”, ka thënë Rama. 

Vlen të theksohet se lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i ishte futur garës edhe në zgjedhjet në Shqipëri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark