Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjen turp për Bashkimin Evropian që nuk liberalizon vizat për qytetarët e Kosovës.
“Që populli i Kosovës ndalohet të lëvizi lirisht si gjithë të tjerët, nuk mund të mos e ndaj me ju turpin që ndjej për BE në raport me këtë të vërtetë kaq të hidhur që është e vërteta e njerëzve të atij vendi”, ka thënë kryeministri Rama, njofton oranews.
Tutje, Rama ka thënë se Kosova si shteti më i ri i Evropës ka nevojë të trajtohet njerëzisht si të gjithë popujt e tjerë të Evropës./Insajderi.com