Insajderi
Lajme

Rama uron Tavon për fitoren: Ta kthejmë Himarën në një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut

Insajderi
05 August 2024 - 10:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama uron Tavon për fitoren: Ta kthejmë Himarën në një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Edi Rama ka uruar kandidatin e PS Vangjel Tavo për fitoren në zgjedhjet për Bashkinë e Himarës që u zhvilluan dje.

Rama shprehet në tej se do ta kthejnë Himarën në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.

“Me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 20230 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, shkruan Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark