Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke shkruar për vendimin e organeve të drejtësisë franceze për lirimin me kusht të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se ‘u mbyll një episod absurd’.
“Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve të vjetra vazhdon”, ka shtuar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se duhet çmuar përpjekjet e institucioneve të Kosovës e Shqipërisë, por edhe të gjithë ata që i dhanë zë kësaj pune.
“Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare. (Dhe e përsëris, duhet të vijojmë të përpiqemi të gjithë bashkë, që të mos përsëritet më një i tillë absurditet!)”, ka shkruar më tej ai.
Kryeministri Rama ka shfaqur respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që sipas tij, bënë drejtësi.
“Një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”, ka përfunduar postimi i tij./Insajderi.com