Insajderi
Lajme

Ramadani hedh akuza ndaj Qeverisë: 200 mijë euro për Bosnjën, “asnjë cent” për dëmet nga vërshimet në Kosovë

Insajderi
17 July 2026 - 10:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramadani hedh akuza ndaj Qeverisë: 200 mijë euro për Bosnjën, “asnjë cent” për dëmet nga vërshimet në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka akuzuar Qeverinë në detyrë, të udhëhequr nga Albin Kurti, se nuk ka kompensuar qytetarët e Kosovës për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, ndërsa, sipas tij, ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për Bosnje e Hercegovinën.

Ramadani deklaroi se dëmet nga vërshimet në Kosovë nuk janë kompensuar që nga viti 2022, pavarësisht se, sipas tij, kompensimi i tyre është obligim ligjor.

“Prej vitit 2022 në Kosovë nuk i kanë kompensuar dëmet nga vërshimet që kanë ndodhur në vend. Pra, ka pasur vërshime në vitet 2022, 2023, 2025 dhe 2026. Asnjë cent nuk u është kompensuar qytetarëve të Kosovës, edhe pse kjo është obligim ligjor. Por, a e dini që më 11 tetor 2024 kjo Qeveri i ka dërguar 200 mijë euro Bosnjës për shkak të vërshimeve, për t’i kompensuar qytetarët në Bosnje? A po e kuptoni? Domethënë, pyetja që shtrohet mbi të gjitha është: pse e kanë këtë inat kaq të madh ndaj popullit? A është kjo strategji politike për t’i shkelur njerëzit që të mos bëjnë zë?”, tha Ramadani në Klan Kosova.

Në deklaratën e tij, Ramadani ngriti kritika të drejtpërdrejta ndaj ekzekutivit në detyrë, duke pretenduar se qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë kompensim për dëmet e shkaktuara nga vërshimet gjatë viteve 2022, 2023, 2025 dhe 2026, ndërsa theksoi se Qeveria kishte ndarë 200 mijë euro ndihmë për Bosnje e Hercegovinën pas vërshimeve të ndodhura atje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark