Insajderi
Lajme

Ramadani: Pas sulmit në Banjskë, Trainkos i dha kontratë Serbisë për renovimin e vagonëve

Insajderi
23 August 2026 - 23:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramadani: Pas sulmit në Banjskë, Trainkos i dha kontratë Serbisë për renovimin e vagonëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me kontratën e Ndërmarrjes Publike Trainkos për renovimin e vagonëve në Serbi.

Ramadani ka kritikuar vendimin, duke theksuar se kontrata është realizuar në vitin 2024, vetëm disa muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, të shtatorit të vitit 2023.

“Pas sulmit në Banjskë, pushteti biznes direkt në Serbi. I japin kontratë Serbisë. Shkojnë në Serbi për renovim të vagonëve. Krejt kjo në vitin 2024. Pra, veç pak muaj pas sulmit paramilitar në Banjskë. Paratë e popullit të Kosovës i çuan në Serbi”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka ngritur kritika edhe për mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar një punëtor i brendshëm që e ka bërë publike çështjen.

“Kur një punëtor i brendshëm e thotë këtë publikisht, në vend që të shkarkohet Ministrja, e heqin prej pune punëtorin! Tash SHKARKIMI ËSHTË PAK! #DautHaradinaj të lumtë për pasqyrimin e të vërtetës”, ka thënë Ramadani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark