Insajderi
Lajme

Ramadani për zhvillimet në Kuvend: Po refuzohet vullneti i qytetarëve, pushteti po e dëmton Kosovën

Insajderi
07 August 2026 - 12:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramadani për zhvillimet në Kuvend: Po refuzohet vullneti i qytetarëve, pushteti po e dëmton Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i betuar i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke shprehur shqetësim për situatën institucionale në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka deklaruar se keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës.

“Është edhe gabim, edhe e dëmshme ajo që ndodhi dje në Kuvend. Partia fituese refuzoi të nominojë kandidatin për Kryetar Kuvendi. Ky është hiq më pak se refuzim për të zbatuar rezultatin e zgjedhjeve. Populli votoi, i dha besimin, këta refuzuan të marrin detyrën!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kritikuar veprimet e fundit në Kuvend, duke i cilësuar si të dëmshme për funksionimin institucional dhe zbatimin e rezultatit të zgjedhjeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark