Insajderi
Lajme

Ramadani: Përdorimi i drogës ka prekur edhe nivelet e larta të institucioneve të Kosovës

Insajderi
08 July 2026 - 19:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramadani: Përdorimi i drogës ka prekur edhe nivelet e larta të institucioneve të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, ka ngritur shqetësime lidhur me përdorimin e substancave narkotike në Kosovë, duke deklaruar se ky fenomen ka prekur edhe nivelet më të larta të institucioneve të vendit.

Duke folur në emisionin “Frontal”, Ramadani u pyet nëse ka dyshime se persona në Kuvend apo në Qeveri përdorin substanca narkotike.

Ai u shpreh se kjo çështje, sipas tij, tashmë i ka prekur edhe nivelet e larta institucionale.

“Mendoj që kjo temë i ka prekë edhe nivelet e larta të institucioneve të Kosovës. I ka prekë përdorimi dhe jam i shqetësuar për vendimet që i marrin për njerëzit e Kosovës”, tha Ramadani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark