Insajderi
Lajme

Ramadani: Prapa profileve të rreme në rrjetet sociale mund të fshihen edhe ministra

Insajderi
25 July 2026 - 19:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramadani: Prapa profileve të rreme në rrjetet sociale mund të fshihen edhe ministra
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të tij të bërë në muajin maj lidhur me profilet e rreme në rrjetet sociale.

Ky reagim i deputetit të zgjedhur vjen pas debatit të madh të nxitur së fundmi nga llogaria me emrin “Lule Gjeli”.

Ramadani ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që prapa këtyre profileve të fshihen edhe ministra të pushtetit.

Sipas tij, qëllimi kryesor i llogarive të tilla është ta paraqesin Kosovën si një vend të shkatërruar gjatë 20 vjetëve të fundit, një narrativë kjo që ai thekson se buron dhe është përhapur nga Serbia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark