Tenori i mirënjohur Ramë Lahaj ka ndezur qirinjë për nënën e tij e cila ditën e shtunë ndërroi jetë.
Me anë të ndezjes së qirinjëve ai i uroi nënës natën e mirë pas vdekjes, njofton Klankosova.tv.
“Natën e mirë nënë”, shkroi në Instastory Ramë Lahaj krahas fotografisë së nënës pranë qirinjëve.
Sot në fshatin Lubozhdë të Istogut është bërë varrimi i nënës së Tenorit Lahaj.
Ai gjatë ditës së djeshme kishte organizuar në sheshin Skënderbeu në Prishtinë koncertin e tij operistik Rame and Friends, por e interpretoi vetëm 1/3 e koncertit dhe u detyrua ta shkurtojë pasi dy orë para koncertit iu kumtua lajmi se nëna e tij ndërroi jetë.
Për vdekjen e nënës tenori morri ngushëllime të shumta nga krerët politik dhe artistë të shumtë.