Tenori me famë ndërkombëtare do mbajë një koncert në Kosovë.
“Ramë Lahaj and Friends”, mban titullin koncerti recital i cili do mbahet më 7 gusht 2021 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Lahaj përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
“Jam tejet i lumtur të ju njoftoj se koncerti Rame Lahaj & Friends do të mbahet edhe këtë verë më datë 7 gusht 2021, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Filharmoninë e Kosovës. E akoma më shumë më gëzon fakti që kjo iniciativë për herë të parë po zgjerohet më tej, për tu bërë festivali i parë Operistik në Kosovën e para dhe pas luftës, i quajtur Rame Lahaj International Opera Festival. Rame Lahaj Opera Festival”,ka shkruar ndër të tjera Ramë Lahaj.