Insajderi
Lajme

Ramës nuk i bëhet vonë çka thotë Abdixhiku, emëron Nënkryetare të Prishtinës Besianë Musmuratin e PDK-së

Insajderi
05 May 2026 - 11:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramës nuk i bëhet vonë çka thotë Abdixhiku, emëron Nënkryetare të Prishtinës Besianë Musmuratin e PDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës, niveli qendror i drejtuar i Lumir Abdixhikut, mohoi të ketë koalicion për qeverisje në Prishtinë me Partinë Demokratike të Kosovës, ndryshe po vepron kryetari Përparim Rama.

Para pak minutash Rama njoftoi se ka emëruar Besianë Musmuratin e Partisë Demokratike të Kosovës si Nënkryetare të Prishtinës.

Mbrëmë Uran Ismajli i PDK-së ka njoftuar se ka koalicion me Përparim Ramën për bashkëqeverisje në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës.

Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike.

Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit, duke sjellë me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare.

Me një angazhim mbi një dekadë në fusha si diplomacia, politika publike dhe menaxhimi institucional, ajo ka kontribuar në avancimin e proceseve vendimmarrëse dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Përvoja e saj në Kryeqytet, veçanërisht në drejtimin e Arsimit, ka lënë gjurmë në përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re, në shërbim të qytetarëve të Kryeqytetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark