Kryetari i Lëvizjes Islame Bashkohu (LISBA), Fuad Ramiqi, i ka dalë në mbrojtje imamit Shefqet Krasniqi, i cili të hënën u akuzua nga Prokuroria Speciale e Kosovës për nxitje të urrejtjes dhe shmangie të tatimit.
Sipas Ramiqit, aktakuza e prokurorisë është e pabazuar dhe se ky institucion nuk mund të kontestojë Krasnqin
“Kur është në pyetje dija e tij, besoj se nuk kanë mundësi që ta vlerësojnë”, ka thënë Ramiqi duke iu referuar aktakuzës së prokurorisë, që thotë se Krasniqi ka barë interpretim “të vrazhdë të ajeteve uranore”.
“Dija e Shefqet Krasniqit dhe ligjëratat për Islam në asnjë mënyrë nuk kanë qenë nxitje dhe nuk mund të jenë nxitje se ai besohet në interpretime të mirëfillta,” ka thënë ai në emisonin Info Magazina në Klan Kosova.