Insajderi
Insajderi

Ramiz Lladrovci shkarkon dy drejtorë për shkak të performancës së dobët

Insajderi
12 January 2023 - 10:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramiz Lladrovci shkarkon dy drejtorë për shkak të performancës së dobët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Drenasit sot ka njoftuar se kryetari, Ramiz Lladrovci i ka shkarkuar dy drejtorë komunal.

Vendimi për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Ruzhdi Lestrani dhe drejtoreshës së Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Egzona Jetullahu-Gjoshi, thuhet të jetë marrë me qëllim ngritjen e performancës në kabinetin e kryetarit.

Ai ka deklaruar se nuk e ka emëuar askënd në këto pozita, por vendimin i është dashur ta marrë për të mirën e komunës.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, ka thënë  Lladrovci.

Ky është postimi i plotë:

Kryetari Lladrovci, liron nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale

Të enjten, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale.

Më qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të Kabinetit tim, kam marrë vendim për lirim nga detyra e dy drejtorëve të drejtorive, z. Ruzhdi Lestrani dhe znj. Egzona Jetullahu-Gjoshi. I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme.
“Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, ka thënë kryetari Lladrovci. /Gazeta Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark