Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shpallur fitoren.
Ai ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithëve, atyre që e kanë votuar dhe që nuk e kanë votuar. Lladrovci tha se kjo fitore tregon që “Forca e bën fuqinë”.
“Kjo është ajo ‘Forca e bën fuqinë’, që jeni tallë të gjithë me këtë”, ka thënë Lladrovci.
Pas numërimit të 50 për qind të votave, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci po prin me 62.845 të votave, ndërsa Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën ka 57.165 të votave. /Insajderi.com