Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se besimi i bashkatdhetarëve në partinë e tij po rritet çdo ditë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot në ambientet e shoqatës shqiptare “Internacional”, në Kapfenberg, ka mbajtur takim me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së, ndërsa njofton se ka mirëpritur dhjetëra aderime, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet çdo ditë!
Sot në ambientet e shoqatës shqiptare “Internacional”, në Kapfenberg, mbajtëm takim me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, pata kënaqësinë t’i mirëprisja dhjetëra aderime të reja në AAK, ndër ta; Alban Lushtaku, Arbër e Avni Krasniqi, të cilët i bashkohen rrugëtimit tonë për një Kosovë të dinjitetshme, të konsoliduar dhe të zhvilluar ekonomikisht.
Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës!