Insajderi
Show

Ramush Haradinaj: Një rrugëtim i ndërtuar krah qytetarëve, krah aleatëve, krah miqve dhe krah Kosovës

Insajderi
23 December 2025 - 09:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramush Haradinaj: Një rrugëtim i ndërtuar krah qytetarëve, krah aleatëve, krah miqve dhe krah Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të hënën ka ndarë një video të rrugëtimit të tij, nisur nga Ushtria Çlirimatre e Kosovës e deri të karriera politike.

“Ka njerëz për të cilët flet historia, ka njerëz për të cilët flet populli, ka edhe të tillë për të cilët flasin aleatët” nis përmbledhja.

Aty është përfshirë deklarata e John Duncan, këshilltarit politik të NATO-s që e cilëson Haradinaj edhe si Rambo.

Përfshihet edhe Wesley Clark që e paraqet kryetarin e AAK-së si natyrë të pavarur.

Ndërkohë është paraqitur edhe deklarata e ish-kryeministrit Isa Mustafa që ia jep meritat për formimin e ushtrisë.

Po ashtu, përfshihet edhe James Rubin që në Hagë, derisa dëshmontet tregoi se Haradinaj ishte në kontakt me CIA-n amerikane.

“Ramush Haradinaj është këtu, gati për të marrë përgjegjësinë si kryeministër i ardhëm i Republikës së Kosovës”, thuhet në video.

“Në kohëra të vështira të popullit tonë janë krijuar njerëz të zotë. Një pjesë janë në tokë e një pjesë janë gjallë, por ia kanë sjellë lirinë këtij vendi”, përmbyllet video me fjalimin e Ramush Haradinajt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark