“Ramushi më rreh me dashuri” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Ramushi më rreh me dashuri”

    Insajderi
    12 October 2020 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anita Haradinaj rrëfen ekskluzivisht për Abc Neës jetën e saj me Ramush Haradinajn. Rrëfimi i zonjës Haradinaj për gazetaren Linda Karadaku vjen pas lajmeve të qarkulluara në media, se kjo e fundit është dhunuar nga Ramush Haradinaj.

    Megjithëse lajmi bëri jehonë në media, Anita me modesti thotë se jeta publike i ka këto.

    “Të jesh figurë publike do bëhesh pjesë e faqes së parë të gazetës apo portaleve, pjesë e thashethemeve. Jeta publike këto i ka. Unë jam munduar të jem e diskutueshme për mirë”, shprehet Anita.

    Të gjitha lajmet që kanë qarkulluar, Anita i cilësoi si një thashetheme shumë të ulët, ndërsa iu përgjigjet duke thënë se Ramushi ka 17 vite që e “rreh me dashuri”.

     “Mua Ramushi ka 17 vjet që më rreh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët. Unë kam bërë një reagim në Facebook. Nuk e komentoi dhe as nuk dua ta komentoj sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam. Unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur ”, deklaroi ajo.

    E pyetur nëse i ka diskutuar me Ramushin këto lajme, ajo thotë jo pasi janë mësuar me thashetheme të tilla. Megjithatë, siç thekson zonja Haradinaj, më shumë nga lajmi janë shqetësuar familjarët e saj.

    Anita sqaron se në 6 tetor kur ka nisur të qarkullojë lajmi në media, ajo ka qenë në Durrës në një festë ditëlindjeje, ndërsa Ramushi ishte në Kosovë me fëmijët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark