Insajderi
Insporti

Rangnick publikon listën e Austrisë për Nations League, Kosova luan dy herë ndaj tyre

Insajderi
14 September 2026 - 15:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rangnick publikon listën e Austrisë për Nations League, Kosova luan dy herë ndaj tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e para të UEFA Nations League, ku Austria do të përballet dy herë me Kosovën.

Austria është pjesë e Grupit B3 dhe në këtë dritare të garave do të zhvillojë katër ndeshje, ndërsa dy prej tyre do të jenë kundër Përfaqësueses së Kosovës, shkruan Indeksonline

Skuadra e Rangnickut do ta nisë këtë cikël me një ndeshje në shtëpi ndaj Izraelit, më 24 shtator, nga ora 20:45, në “Raiffeisen Arena” të Linzit.

Vetëm tri ditë më vonë, më 27 shtator, Austria do të përballet me Kosovën në Ernst-Happel-Stadion në Vjenë, me fillim nga ora 18:00.

Pas kësaj sfide, austriakët do të udhëtojnë drejt Irlandës, ku më 1 tetor do të përballen me përfaqësuesen vendase në “Aviva Stadium”, nga ora 20:45.

Cikli do të mbyllet me një tjetër përballje ndaj Kosovës. Më 4 tetor, Austria do të zbresë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një ndeshje që do të nisë në orën 18:00.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark