×
  • Sport
  • Sport

    Ranieri më në fund e pranon: Leicester mund të bëhet kampion

    Insajderi
    19 March 2016 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Leicester City, Claudio Ranieri, më në fund e ka pranuar se ekipi i tij mund të fitojë Premier Ligën pasi që u shkëputën tetë pikë nga vendi i dytë, Tottenham.

    Një gol i Riyad Mahrez i dha “Dhelprave” një fitore ndaj Crystal Palace si mysafir, duke shtuar kështu presionin ndaj Tottenham që nesër përballet me Bournmouth.

    Ranieri deri më tani nuk ka dashur të komentojë rreth gjasave që ekipi i tij ka për të fituar Premier Ligën, dhe në vend të kësaj është fokusuar që të sigurojë një vend në top katërshen e parë, që siguron dalje në Evropë, njofton Goal.com

    Megjithatë, italiani tani më ka thyer këtë rregull dhe ka pranuar se ekipi i tij e ka në dorë nëse do të bëhet kampion apo jo, kur kanë mbetur edhe shtatë lojë deri në fund.

    “Nuk e di nëse është e rëndësishme apo jo, por gjithçka tanimë është në duart tona,” ka thënë ai kur u pyet rreth avantazhit ë pikëve që ka krijuar Leicester.

    “Ne duhet që të luftojmë.  Askush nuk na ndihmon dhe duhet vetë t’i kryejmë punët,” ka shtuar ai.

    “Ne nuk do të zhgënjehemi nëse nuk e fitojmë kampionatin.  Jam i lumtur me këtë stinor.  E kujtoj fillimin e stinorit kur kishim ambicie mbetjen në ligë”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark