Insajderi
Insporti

Raphinha s’i ndalë sukseset, Raphinha barazon rekordin e legjendës Ronaldo

Insajderi
11 March 2025 - 20:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raphinha s’i ndalë sukseset, Raphinha barazon rekordin e legjendës Ronaldo
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Raphinha ka barazuar rekordin e legjendës braziliane të futbollit, Ronaldo Nazario.

Ronaldo kishte shënuar 47 gola në të gjitha kompeticionet për Barcelonën, prej kur veshi fanellën e katalunasve në moshën 20-vjeçare.

Këtë rekord e arriti braziliani më në zë i momentit, Raphinha, po me Barcelonën.

28-vjeçari shënoi dy gola sonte ndaj Benficas, duke e arritur rekordin e Ronaldos, rekord ky patjetër që do të vendoset i ri nga Raphinha.

Ky sezon duket të jetë kulminari i tij, teksa katalunasit e kanë vlerësuar aq shumë vlerën e brazilianit saqë me bindje i kanë dhënë edhe shiritin e kapitenit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark