×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Raportet e përçara me Ramën? Kurti s’e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në takimin për Procesin e Berlinit në Tiranë

    Insajderi
    16 July 2023 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i vetmi lider i Ballkanit Perëndimor që nuk ia ka konfirmuar akoma pjesëmarrjen në takimin jo-formal që pritet të mbahet në Tiranë, më 17 korrik.

    Siç ka raportuar TV Klani i Shqipërisë, Kurti është i vetmi që akoma nuk e ka konfirmuar takimin.

    Kjo, nga disa, po raportohet si shkak i përçarjes së raporteve të Kurtit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

    Procesi i Berlinit përfshin rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE.

    Një takim informal do të mbahet në Tiranë ku përfshihen gjashtë shtete, Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark