
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje kanë vdekur 12 persona dhe janë regjistruar 410 raste të reja me COVID-19.
Rastet janë konfirmuar pas testimit të mbi 8 mijë e 700 mostrave.
“Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682. Në total numri i rasteve aktive është 14.501”, ka njoftuar Ministria.
Njoftimi i plotë:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 14.501.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!