Insajderi
Lajme

Raporti i ASK-së: Qeveria rriti shpenzimet në këtë vit

Insajderi
06 December 2024 - 10:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raporti i ASK-së: Qeveria rriti shpenzimet në këtë vit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës gjatë periudhës nëntë mujore i ka shpenzuar 774.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit del se janë shpenzuar  70 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të ASK-së,  pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 26%, kontributet sociale dhe përfitimet me 22%, konsumi i ndërmjetëm 16%, formimi i kapitalit bruto 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.

“Gjithsej shpenzimet e përgjithshme të qeverisë në TM3 2024 ishin 774.8 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM3 2023 ishin 705.5 milionë euro”, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark