×
  • Lajme
  • Insajderi

    Raporti i Autopsisë: Përjetoi politraumë e thyerje të brinjve, Marigonës vdekja iu shkaktua nga asfiksia

    Insajderi
    29 June 2022 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qyteti i Ferizajt u trondit gushtin e vitit të kaluar nga vrasja e 18 vjecares Marigona Osmanit nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa. Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale vrasje dhe dhunim. Ndërsa raporti i autopsisë konfirmon detaje të vrasjes mizore të Osmanit.

    Detaje tronditëse janë përshkruar në aktakuzën e ngritur kundër Dardan Krivaqes dhe Arbër Sejdiut nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, ndodhur në gusht të vitit 2021.

    Raporti i autopsisë ka konstatuar se nga goditjet e shumta, 18-vjeçarja ka pësuar politraumë – lëndime të shumëfishta. Ku vdekja është shkaktuar menjëherë nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik.

    Sipas prokurorisë, në ditën kritike Dardan Krivaqa hynë në dhomë me një shkop dhe së bashku me Arbër Sejdiun e godsasin viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar 18-vjeçares dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, shkruan Express.

    Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj. Ndërkohë, Krivaqës i është shtuar edhe vepra penale “dhunimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhunimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark