Raporti i OKB-së kritikon opozitën, flet për Haradinajn dhe provokimet e Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i OKB-së kritikon opozitën, flet për Haradinajn dhe provokimet e Serbisë

    Insajderi
    26 February 2017 - 08:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkushtimi i Serbisë dhe Kosovës për përparimin e dialogut është i dobët dhe humbja e momentumit rrit rrezikun që në procesin e normalizimit të ketë ngecje. Kjo vlerësohet në raportin e ri të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, duke u bërë thirrje liderëve të të dyja palëve që të përmbahen nga retorikat nxitëse.

    Raporti, i cili përfshinë periudhën nga 16 tetori 2016 deri më 15 janar të vitit 2017, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë të hënën, më 27 shkurt.

    Në raport thuhet se gjatë kësaj periudhe tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit e kanë arritur “nivelin e shqetësimit, gjë që është treguar në retorikën nxitëse dhe akuzat në lidhje me çështjet dhe ngjarjet kontestuese.

    Sekretari i Përgjithshëm i organizatës botërore thekson se nuk është rritur përparim i qartë kur bëhet fjalë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

    Në këtë raport bëhet thirrje edhe për implementimin e marrëveshjeve tjera të arritura deri me tash, siç është rasti i lëvizjes së lirë të automjeteve në të dyja vendet.

    Po ashtu, aty përmendet edhe largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, si dhe ndërtimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës.

    Megjithatë, vlerësohet se nuk ka tensione ndërmjet bashkësive etnike në veri të Mitrovicës.

    Përveç tjerash, në raport përmendet edhe arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili më 4 janar u arrestua në Francë sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

    “Arrestimi i Haradinajt, ish-kryeministër i Kosovës, nxiti reagime të shumta si nga liderët politikë dhe institucional të Kosovës, po ashtu të opinionit të gjerë kosovar”, thuhet në raport, shkruan lajmi.net.

    Tutje përmend edhe provokimi i Serbisë më tren, duke u përmendur edhe ngjyrat e trenit sipas flamurit serb dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”.

    “Policia e Kosovës vendosi njësinë speciale dhe automjete të rënda për ndalur këtë tren, kurse politikanët nga të dyja anët akuzuan njëri-tjetrin për nxitje”, vlerëson Sekretari i OKB-së.

    Edhe demarkacioni me Malin e Zi është përmendur në raport, duke u potencuar tensionet ndërmjet partive opozitare dhe atyre në pushtet. Aty thuhet se bllokimi nga opozita ka penguar përparimin në shumë çështje sa i përket të drejtave të njeriut, arritjen e qëllimeve qeveritare, duke përfshirë edhe ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

    Ky është raporti i parë për Kosovën i Sekretarit të ri të OKB-së, Antonio Guterrez, i cili nga 1 janari e ka zëvendësuar Ban Ki Moon-in.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark