Raporti SBAShK-Qeveri i zbehtë – ekspertët s’duan përqendrim vetëm në paga, kërkojnë reforma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Raporti SBAShK-Qeveri i zbehtë – ekspertët s’duan përqendrim vetëm në paga, kërkojnë reforma

    Insajderi
    20 August 2023 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportet e Qeverisë me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), po vlerësohet si të zbehët. Madje komunikimi ndërmjet këtyre dy institucioneve mungon në masë të madhe. Ekspertët e arsimit në vend po vlerësojnë se ky mosbashkëpunim lë pasoja në procesin e mësimdhënies e mësimenxënies.

    Rinor Qehaja, drejtor i Institutit “EdGuard”, i tha Ekonomia Online, se organizimi sindikal është e drejtë e garantuar se SBAShK-u duhet të jetë adresa e vetme ku mësimdhënësit në vazhdimësi luftojnë për të drejtat e tyre.

    Sipas tij, SBAShK-u duhet që të jetë më shumë i organizuar në mënyrë që të mos të përqendrohet vetëm te pagat por edhe vështirësitë e tjera që përballen punëtorët e arsimit.

    Ai shton se në prag të fillimit të vitit të ri shkollo, komunikimi do të duhet që të rritjen në mënyrë që të sigurohet mirëqenia e mësimdhënësve në vend të punë dhe të jetësohen reformat.

    “Organizimi sindikal është inkurajuar edhe ligjërisht në vendin tonë dhe si tillë shpresoj shumë që edhe SBAShK-u të jetë ajo adresa e vërtet që në vazhdimësi lufton për të drejta më të mira në vende të punës për komunitete e mësimdhënësve që jo gjithherë janë kufizuar në paga. Ajo që do të doja të shija është një SBAShK më shumë të organizuar që do të ngriste zërin për shumë tema dhe vështirësi që mësimdhënësit tanë i kanë në vendin e tyre të punës”.

    “Nga ajo çka prezantohet në opinion ka një komunikim shumë të reduktuar mesë Ministrisë së Arsimit dhe sindikatës në këtë rast që do të duhej që të ndryshonte. Dhe jam shumë i bindur që më afrimin e fillimit të vitit të ri mësimor, një komunikim shumë më i shpeshtë të komunitetit të mësimdhënësve dhe ministrisë është i domosdoshëm në një mënyrë që jo vetëm të sigurohet mirëqenia e mësimdhënësve në vend të punë, por më e rëndësishmja që në koordinim me mësimdhënësit të jetësohen ato reforma të shumta në politika të prezantuara”. 

    Argjend Osmani, njohës i çështjeve të arsimit tha se nëse vazhdon ky trend i zbehjes së raporteve do të ketë pasoja të mëdha.

    Sipas tij, Qeveria duhet të jetë në krye të detyrës dhe të gjejë zgjidhej për problemet e grumbulluara në arsim. Ai kërkon ulje të tensioneve nga të dyja palët duke shtuar se ende ka punë për të ngritur cilësinë në arsim, raporton EO.

    “Raporti mesë SBAShK-ut dhe Qeverisë mendoj se është shumë i zbehtë dhe mendoj që kjo i kalon tashmë pasojat e veta, por nëse vazhdon në këtë trend do të ketë edhe pasoja të tjera negative, unë mendoj se Qeveria duhet që të jetë në krye të detyrës dhe përgjegjësisë që ka të mos harrojmë që janë aty për ti shërbyer publikut prandaj edhe duhet që të gjejnë zgjidhje për problemet e grumbulluara në arsim e që padyshim çështja e pagesës së mësimdhënësve dhe mbrojtja e të të drejtave të mësimdhënësve që ndërlidhet me angazhimin e sindikatës është një çështje shumë e ndjeshme të cilën duhet ta trajtojnë me prioritet”.

    “Padyshim që duhet të ketë një marrëdhënie më të mirë, duhet të jetë një mirëkuptim të ndërsjellat, duhet që të ketë si të themi ulje të tensioneve, duhet të ketë një bashkërendim të veprimeve në mënyrë që të arrihet rezultat më i mirë në arsim. Duhet ta kemi parasysh që Kosova ende do të thotë ka shumë për të bërë për të ngritur cilësinë në arsim”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark