Insajderi
Lajme

Raportimet e Insajderit për Byronë e Sigurimeve | Arrestohet Sami Mazreku, në kërkim një person tjetër

Insajderi
08 January 2026 - 07:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportimet e Insajderit për Byronë e Sigurimeve | Arrestohet Sami Mazreku, në kërkim një person tjetër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

​Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit, ka nisur një aksion i gjerë policor që përfshin të gjithë territorin e Kosovës. Në këtë operacion pritet të trajtohen si të dyshuar rreth 40 persona.


​Deri më tani, është arrestuar ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku. Ndërkohë, policia është në kërkim të ish-shefit të financave të kësaj ndërmarrjeje, Valon Berishës.
​Burimet e Insajderit bëjnë me dije se hetimi nga Prokuroria e Prizrenit ka nisur pas raportimeve për zhdukjen e një shume prej mbi 1 milion eurosh përmes xhirollogarive të BKS-së, gjatë kohës sa Mazreku ishte në krye të detyrës. Prokuroria tashmë ka gjetur elemente të mjaftueshme për ta zgjeruar këtë hetim edhe më tej.


​Gazeta Insajderi ka publikuar vazhdimisht një seri raportimesh rreth këtij skandali dhe parregullsive të tjera brenda BKS-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark