×
  • Lajme
  • Insajderi

    Raportimet për tërheqje nga veriu, reagon Policia e Kosovës

    Insajderi
    13 June 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përgjatë ditës është raportuar për tërheqje të Policisë së Kosovës nga veriu në drejtim të jugut të Mitrovicës. Sipas REL-it, një gjë të tillë e ka kërkuar një pjesëtar amerikan i KFOR-it.

    Lidhur me këtë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti për Gazetën Insajderi, ka thënë se policia po vazhdon t’I përmbushë detyrat dhe autorizimet e saj ligjore në komunat veriore të vendit.

    “Policia e Kosovës kryen të gjitha detyrat dhe autorizimet e saja ligjore me qëllim  të ofrimit të sigurisë si dhe ruajtjen e rendit kushtetues të RKS-së në tërë territorin e vendit duke përfshirë edhe komunat veriore”, thotë ajo.

    “Sipas situatës në terren dhe vlerësimeve operacionale të cilat bëhen në vazhdimësi , Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitë policore në terren për të përmbushur detyrat dhe autorizimet e saja ligjore në komunat veriore të vendit”, përfundon deklarimin Mehmeti.

    Përgjatë ditës së sotme, trupa të KFOR-it janë parë duke lëvizur në drejtim të veriut, për shkak të situates së tensionuar atje.

    Situata u tensionua nga protestuesit lokalë serbë, pas arrestimit të Milun Milenkoviq – Lune, krimineli serb i cili dyshohet të ketë sulmuar zyrtarët policorë dhe pjesëtarë të trupave të KFOR-it në dhunën e 29 majit.

    Arrestimin e Milenkoviq e konfirmoi Sveçla, i cili tha se “Lune” është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe “bosi” i bandave kriminale ndër vite në veri.

    “Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka shkruar Sveçla.

    Gazeta Insajderi mësoi se “Lune” është trajner i njohur i kikboksit në Mitrovicën e Veriut. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark