Insajderi
Lajme

Raportimet se nuk është në top 10-shen e LDK’së, reagon Avdullah Hoti

Insajderi
12 May 2026 - 16:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportimet se nuk është në top 10-shen e LDK’së, reagon Avdullah Hoti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas raportimeve se ai dhe Hykmete Bajrami nuk janë në top 10-shen e këtij subjekti politik në listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Hoti ka thënë se vetëm numri i LDK’së ka rëndësi për të, shkruan Insajderi.

“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët”, ka deklaruar Hoti shkurtimisht.

Siç u raportua nga Nacionale me burime, Hykmete Bajrami, deri në këto momente, është planifikuar ta ketë numrin 12, kurse Hoti 11. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark