Raportimi i Insajderit | Aktakuzë kundër xhudistit Akil Gjakova, gazeta sjell detajet – Insajderi
×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Raportimi i Insajderit | Aktakuzë kundër xhudistit Akil Gjakova, gazeta sjell detajet

    Insajderi
    15 January 2025 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj xhudistit Akil Gjakova nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. Ai akuzohet për dhunë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, Suela Gjakova. Aktakuza është ngritur më 19 dhjetor 2024, Insajderi ju sjell detajet.

    Bazuar në aktakuzën që e ka siguruar Insajderi, thuhet se aktetet e dhunës përfshijnë kërcënime verbale, dhunë psikologjike dhe fizike.

    Ngjarjet janë raportuar të kenë ndodhur brenda banesës së tyre  në Pejë që nga viti 2023 deri në prill të 2024-ës.

    I pandehuri ka ushtruar dhunë dhe ka bërë kërcënime të tilla si: “Kam me ta nxi jetën,” dhe “Kam me të mbytë.”

    Viktima, bashkëshortja e xhudistit ishte ndier e kërcënuar dhe në rrezik për shkak të dhunës së përsëritur.

    Në aktakuzë përmendet se si ai e kishte grushtuar bashkëshorten e tij.

    “Më parë, në vazhdimësi, e gjerë më datë 13.04.202 rreth orës 14:05 në rrugën …. në K. Pejë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, brenda marrëdhënies familjare, me qëllim të cenimit të dinjitetit, ushtron dhunë dhe keqtrajtim psikologjik, fizik dhe ekonomik ndaj të dëmtuarës Suela Gjakova të cilën e ka bashkëshorte, në atë mënyrë që, i pandehuri vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj të dëmtuarës duke e kërcënuar e ofenduar me fjalë të ndryshme si “kam me ta nxi jetën,… kam me t’ba me fol vet me veti…. ti je psikopat…. kam me të mbyt”, e shumë fjalë tjera…

    Në një rast, asaj bashkë me fëmijën e tyre i pandehuri ia kishte mbyllur duke mos e lënë të futej në shtëpinë e tyre, dhe në atë moment kishte vendosur të padisë bashkëshortin.

    “… , gjersa gjatë vitit 2023 i njëjti e ka goditë të dëmtuarën disa herë me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime, kurse ditën e fundit kur e dëmtuara shkon tek shtëpia e tyre duke dashur të futet brenda me djalin e tyre tre vjeçar, e njëjta gjenë të mbyllur derën gjersa në telefon pranon një sms nga i pandehuri me mbishkrimin “derën e kem mshel dhe jam ka ti boj gati teshat dhe po ti bij tek shtëpia jote”, ku e dëmtuara duke mos pasur ku të shkoj dhe duke e ndier vetën nën presion të rëndë psikik vendos që rastin ta lajmëroj në polici”, thuhet në aktakuzë.

    Akil Gjakova është në liri, duke u mbrojtur nga akuzat.

    Pas raportimit të Insajderit, Gjakova ishte arrestuar 9 muaj më parë në pikën kufitare në Morinë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti.

    Ai u lirua nga paraburgimi, ndërsa ndaj tij u vendos masa e ndalimit për t’u afruar bashkëshortes së tij.

    Insajderi raportoi ekskluzivisht për dyshimet për dhunë ndaj gruas nga ana e xhudistit Gjakova.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark