×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raportimi i Insajderit për rrahjen e gruas, deklarohet xhudisti Akil Gjakova

    Insajderi
    13 April 2024 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhudisti Akil Gjakova është deklaruar duke thënë se “nuk është person i dhunshëm” dhe “nuk kam shkaktuar dhunë”. Ai këto deklarime i ka bërë pasi Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Policia e Kosovës ta arrestojë atë si të dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    Gjakova këto i ka thënë në një prononcim për Sinjalin, teksa ka thënë se është jashtë Kosovës dhe s’do t’i shmanget drejtësisë.

    “Sapo e kuptova nga mediat që policia ka urdhër për të më shoqëruar në stacion si rezultat i një denoncimi që nuk e di as arsyen, e as përmbajtjen, por e di që unë s’kam kryer asnjë krim e aq më pak ndaj bashkëshortes sime”, ka thënë ai.

    “Gjithsesi, meqë kam qëlluar jashtë Kosovës dhe për momentin e kam të pamundur të kthehem, siguroj secilin se nuk i shmangem drejtësisë, nuk jam person i dhunshëm e nuk kam shkaktuar dhunë, nuk kam asnjë lidhje me lëndimet e publikuara në fotot që qarkullojnë në media dhe kjo do të provohet së shpejti“, tha tutje ai.

    “Me t’u kthyer në Kosovë unë do të paraqitem në polici dhe do t’i kontribuoj ndriçimit të plotë të fakteve që ata apo kushdo institucion ka interesim”.

    “Pavarësisht të gjitha rrethanave dhe zhvillimeve që pa faj e padrejtësisht u bëra pjesë e tyrë, për mua familja mbetet e shenjtë, fëmija im është pasuria më e çmuar që unë kam dhe do përmbahem nga komentimi i jetës private në publik“, shtoi tutje ai.

    “I garantoj miqtë dhe te gjithë adhuruesit e mi dhe të sportit në veçanti, se unë jam po i njëjti person që e kam bërë krenar shteti dhe secilin dashamirës të xhudos dhe ashtu siç kam mbrojtur ngjyrat e flamurit, ashtu do mbroj edhe familjen e dinjitetin tonë.

    Kërkoj mirëkuptimin tuaj sepse e vërteta nuk është kjo qe keni lexuar, por as nuk jam i gatshëm që diskutimin për çështje familjare ta barte në rrjete sociale”.

    Insajderi raportoi ekskluzivisht për këtë rast. Raportimet mund t’i gjeni më poshtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark