Të martën, Gazeta Insajderi raportoi për një grup i cili po e “zëvendësonte” AlbKings-in në Telegram. Pas raportimit, grupi është mbyllur. Në këtë grup cak ishin fëmijët. Insajderi ju sjell detajet.
Ky grup deri dje kishte mbi mbi 35 mijë anëtarë-kryesisht shqiptarë.
Monitorimi që i ka bërë Insajderi ka gjetur se me rast aty shpërndahet edhe material +18 me fëmijë.
Për javë të tëra Insajderi ka pritur nga Policia që të na e konfirmoi nëse po hetohet ky grup, apo jo, por nga të njëjtit ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Sidoqoftë, pas raportimi është kuptuar se ky grup është mbyllur. Nga kërkimet është vërejtur që anëtarët e këtij grupi në “Telegram”, nuk po mund të shkëmbehen.
“Grupi hapet kto dit ne vazhdim”, “e hapim prap”, “pushoni disa ditë”, janë disa prej mesazheve të fundit në këtë grup.
Pamjet brenda këtij janë shokuese edhe më shokuese janë kërkesat e njerëzve të frustruar për të mitur. Në këtë grup promovohej pedofilia pa asnjë censure.
Për këtë rast, madje ka edhe viktima reale.
Gazeta Insajderi ka raportuar për një rast ku një vajze nga Gjakova, ish i dashuri ia publikoi videot që ia kishte nxjerr përmes shantazhit bash në këtë grup.
Hulumtimi i Insajderit kishte evidentuar neglizhencë të thelsuar të Prokurorisë në Gjakovë, duke e lënë të lirë këtë person, derisa videoja e viktimës gjendej në platformë e në atë grup ku mund ta shikonin e ruanin mbi 30 mijë persona.
Mbetet të shihet nëse do të ketë të arrestuar edhe për këtë grup sikurse për Albkings.
Theksojmë se në rastin e “Albkings” 8 persona kanë përfunduar në pranga. Tre prej tyre administratorë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë po ashtu u ka bërë apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, që të bashkëpunojnë me organet e rendit, që të ndihmojnë në arrestimin e të dyshuarve.
Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…
Lexo edhe: