×
  • Lajme
  • Insajderi

    Raportimi i Insajderit për rrahjen në “HangOver” – policia arreston 4 persona

    Insajderi
    08 July 2022 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në klubin “HangOver” në Gjakovë. Gazeta Insajderi ka siguruar videon ku shihet sigurimi i klubit të natës “HangOver”, duke e rrahur brutalisht një klient.

    Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj. Ai tha se janë arrestuar katër persona.

    “Stacioni Policor-Gjakovë i është përgjigjur rastit në fjalë dhe pas një angazhimi operativ dhe hetimor është arritur të identifikohen dhe arrestohen 4 të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit 4 personat e dyshuar ndalohen në ndalim policor për 48 orë”, tha Elezaj për Insajderi.

    Elezaj tha se viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe rasti po vazhdon të hetohet.

    “Sot rreth orës 02:30 viktima mashkull/kosovarë  i moshës madhore, ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë pasi që sipas tij ishte sulmuar nga punonjësit e një diskoteke në Gjakovë”, shtoi Elezaj.

    Lidhur me rrahjen brutale ndaj klientit, Insajderi ka kontaktuar edhe pronarin e klubit, Valdrin Rizvanolli.

    I njëjti se ka komentuar rastin por është marrë me median.

    “Skam qenë unë aty, për detaje më të hollësishme e ki stacionin e policisë që mundesh me kontaktu. A i kam pa, jo mos me të rrejt jo, se nuk është diçka e mirë që ja vlen me u pa. Ne jemi të prirë si popull për bullizim të njerëzve, me favorizu bullizimin e njerëzve se sene të mira rrallë qitni ju”, është shprehur Rizvanolli përcjell Insajderi.

    Sipas Rizvanollit “s’është interesant që me u pa ajo punë”.

    Insajderi sërish e ka pyetur se nëse ka një arsye pse ka ndodhur rasti, i njëjti ka vazhduar të merret me median.

     “Unë po ju kritikojë se është fakt nuk po flas për diçka që po shpiku – e nëse e arsyetojë ose jo unë qetash mundesh me shku në stacion të policisë edhe e merr raportin, jo prej meje, po zyrtarisht prej policisë”, deklaroi ai.

    Sipas burimeve të Insajderit,  arsyeja e përleshjes ishte pasi që dy klientë kishin denoncuar tek sigurimi që një klient tjetër po e ngacmonte një grua.

    Sigurimi nuk e mori parasysh ankesën e tyre, dhe u kthye kundër, kështu duke përfunduar në rrahje.

    Në videon që e ka siguruar Insajderi shihet një grumbull i punëtoreve të sigurimit duke sulmuar njërin nga klientët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark