Gjashtë fëmijë të një familje me kushte të rënda ekonomike kanë ndërprerë shkollimin si pasojë e raportimit joprofesional të disa prej medieve kosovare. Nëna e fëmijëve që kanë lënë shkollën tregon se kjo ka ndodhur pasi që fëmijëve nuk u është fshehur fytyra në raportimet gjë që ka nxitur ata të ndjehen keq afër nxënësve të tjerë të shkollës.
Bahrie Gashi- Mustafa thotë se mediumet si RTK, TV Klani, Kosova Sot, Tribuna nuk e kanë fshehur fytyrat e fëmijëve.
“Sot unë i kam gjashtë fëmijë që vijojnë mësimin. Sepse kanë dalë në televizor e i kanë pa shokët, e të nesërmen kur kanë shku në mësim ata i kanë përqesh,” tregon ajo.
https://youtu.be/Fhd_qtMgVOc