Insajderi
Lajme

Raportimi për dorëheqjen e Bedri Hamzës, reagon PDK-ja

Insajderi
18 October 2026 - 20:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportimi për dorëheqjen e Bedri Hamzës, reagon PDK-ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas raportimeve se kryetari i saj, Bedri Hamza, ka vendosur të largohet nga drejtimi i partisë.

PDK-ja ka thënë se nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje.

“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Partia ka bërë të ditur se aktualisht është e përqendruar në përgatitjet për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, në fazën e apelit.

“Në këtë fazë, PDK-ja është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit”, thuhet tutje në reagim.

PDK-ja ka shtuar se për çdo vendim apo zhvillim zyrtar brenda partisë do të njoftojë në kohën e duhur.

Reagimi vjen pas raportimeve se Hamza mund të largohet nga drejtimi i partisë dhe se Vlora Çitaku mund ta marrë përkohësisht udhëheqjen e saj. Megjithatë, PDK-ja nuk ka konfirmuar ndonjë vendim të tillë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark