Insajderi
Ballina 5

Raportohen 3 raste të dhunës në familje në Prishtinë

Insajderi
28 October 2022 - 11:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportohen 3 raste të dhunës në familje në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të dhunës në familje në kryeqytet.

Një rast nga ndodhur rreth orës 01:20, ku një grua ka raportuar se një mashkull i ka dërguar fotografi  dhe video , familjarëve të fejuarit të saj mashkull kosovar duke e shantazhuar atë.

“Prishtinë  27.10.2022-01:20.  Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar u ka dërguar fotografi  dhe video , familjarëve të fejuarit të saj mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë

Ditën e djeshme, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dy gra kosovare. Me vendim të prokurorit rasti vahzdon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 27.10.2022-09:30. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dy të dyshuara femra kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”,thuhet në raport.

Kurse me datë 24 të këtij muaji, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar viktimën femër kosovare.

E njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 24.10.2022-12:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark