×
  • Lajme
  • Insajderi

    Raportohet për aksion në veri, publikohen pamje të arrestimit nga forcat e Njësisë Speciale

    Insajderi
    13 June 2023 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat në veri po raportojnë për arrestimin e njërit nga drejtuesit e mbrojtjes civile në Mitrovicën e Veriut nga ana e Policisë së Kosovës.

    Sipas këtyre raportimeve, operacioni i Policisë së Kosovës u zhvillua në një flokëtari atje. Për pasojë, çdoherë sipas raportimeve, PK-ja është sulmuar me gurë dhe gjësende të tjera nga serbët lokalë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për shkak të kësaj, është lëshuar edhe alarmi në Mitrovicën e Veriut.

    Insajderi ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës lidhur me një operacion të mundshëm, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë ndonjë konfirmim.

    Është publikuar edhe një video, autenticitetin e së cilës nuk ka arritur ta konfirmojë Insajderi, që sipas të cilës është momenti kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës arreston një person.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark