Insajderi
Lajme

Raportohet se autobusi nga Kosova shkakton aksident në Zvicër, arrestohet shoferi 61-vjeçar

Insajderi
24 October 2025 - 15:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportohet se autobusi nga Kosova shkakton aksident në Zvicër, arrestohet shoferi 61-vjeçar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një autobus nga Kosova raportohet se ka shkaktuar një aksident mëngjesin e së enjtes në Cyrih.

Siç raporton albinfo.ch në aksident ishin të përfshira pesë automjete, megjithëse faqja zyrtare e Kantonit të Cyrihut ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar.

Bazuar në raportimin e albinco.ch, shoferi i autobusit, një 61-vjeçar kosovar, u arrestua përkohësisht nga Policia Kantonale e Cyrihut.

Ai pritet të përballet me akuza për një shkelje të rëndë të rregullave të trafikut para Zyrës së Prokurorit Publik Limmattal/Albis. Atij i është ndaluar të drejtojë automjetin në Zvicër.

Ndryshe, rrethanat e sakta të aksidentit dhe manovra e shoferit janë objekt hetimesh në vazhdim.

Aksidenti shkaktoi ndërprerje të mëdha të trafikut që shtriheshin përtej kryqëzimit të autostradës Cyrih-Perëndim pranë Wettswil.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark