Gjatë ditës së djeshme, kreu dhe kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj u kërcënua në Facebook.
Ky kërcënim atij i erdhi nga një profil me emrin “Shpat Sokoli”. “Ti e meriton veq një plumb të dryshkt në ballë”
Siç ka raportuar Paparaci personi i dyshuar për kërcënimin ndaj Haradinajt është arrestuar.
Madje për atë Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim prej 30-ditësh.
Nga ana tjetër pasi ishte përhapur lajmi për kërcënimin e Haradinajt, profili me emrin “Shpat Sokoli” u fshi me të gjitha postimet dhe fotot.
Por, në orët e vona, një llogari në Facebook me emrin “Lüftung Montage Anlage” u lajmërua, duke pretenduar se është pikërisht Shpat Sokoli “i vërtetë”.
Ky profil pretendon se atij i është keqpërdorur emri.
“Sot jemi të shqetësuar nga kërcënimet që një person me emrin në Facebook, Shpat Sokoli, i ka bërë ndaj kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj. Ne dënojmë ashpër këto kërcënime dhe nuk pajtohemi kurrsesi me një formë të tillë komunikimi”.
“Njëkohësisht, dëshiroj të sqaroj publikisht se unë, Shpejtim Sokoli, (i thirrur Shpat) nuk jam personi që ka kërcënuar z. Haradinaj”, ishte shkruar nga ky profil.
Ai po ashtu tha se raportimet në media gjatë ditës së sotme për të “janë të pavërteta”.
“Gjithashtu, familja jonë është shumë e shqetësuar nga publikimet në media që aludojnë në mënyrë të pavërtetë për mua. Ju lutem, mos vazhdoni të më inkriminoni as mua dhe as emrin e familjes sime”, u tha në deklaratën e postuar nga profili “Lüftung Montage Anlage”.