Raportohet se Feronikeli do të mbyllet deri në fund të vitit – mbi 800 punëtorë mbesin pa punë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se Feronikeli do të mbyllet deri në fund të vitit – mbi 800 punëtorë mbesin pa punë

    Insajderi
    09 April 2025 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 800 punëtorë të kompanisë “NewCo Feronikeli” do të mbesin jashtë vendit të punës, pasi menaxhmenti ka vendosur të ndërpresë përkohësisht veprimtarinë e fabrikës deri në dhjetor të vitit 2025.

    Në njoftimin që u është dërguar punëtorëve, sipas periskopit, theksohet se gjatë kësaj periudhe pezullimi, ata do të kompensohen me 50% të pagës bazë, transmeton Insajderi.

    “Pezullimi i prodhimit dhe ndalimi i plotë i veprimtarisë parashikohet të zgjasë deri në fund të vitit 2025. Kjo periudhë do të shërbejë për ndërmarrjen e masave që synojnë përmirësimin e gjendjes financiare të kompanisë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark