Raportohet se ka vdekur i dyshuar që ra nga kati i katërt i banesës duke ikur nga policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se ka vdekur i dyshuar që ra nga kati i katërt i banesës duke ikur nga policia

    Insajderi
    14 July 2025 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportohet se ka ndërruar jetë Bilall Kqiku, i dyshuari që kërceu nga kati i katërt i një ndërtesë duke tentuar të ikë nga Policia e Kosovës. Ai ishte duke u kërkuar në lidhje me veprën panele për “Tentim vrasje”, shkruan Insajderi.

    Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 korrik, pasi ishte lokalizuar në një banesë në Prishtinë.

    Sipas Policisë, në momentin e ndërhyrjes për arrestim, Kqiku kishte tentuar të arratisej duke u hedhur nga kati i katërt i objektit ku po fshihej.

    Nga kjo tentativë, ai pësoi lëndime të rënda trupore.

    Pas incidentit, ai ishte dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku qëndronte nën trajtim mjekësor dhe mbikëqyrje policore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark