Raportohet se Kurti pasi ra terri është intervistuar në Prokurori, ky institucion hesht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se Kurti pasi ra terri është intervistuar në Prokurori, ky institucion hesht

    Insajderi
    16 December 2024 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportohet se kryeministri i vendit, Albin Kurti është parë brenda objektit të Prokurorisë Speciale pasditen e së hënës. Avokati Besnik Berisha ka shkruar se e ka parë Kryeministrin Kurti teksa ka dal nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

    “Çka nese u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervisten ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves, a ma besoni a jo🙂?!” ka shkruar Berisha në Facebook.

    Gazeta Insajderi ka tentuar ta konfirmoj një informacion te tillë përmes zyrës për media të Prokurorisë Speciale e po ashtu dhe Qeverisë së Kosovës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje deri me tani.

    Kurti gjatë ditës i kishte thënë Prokurorisë që nuk mund të shkoj aty ku ishte ftuar nga organi i akuzës si dëshmitar në rastin e Rozeta Hajdarit, për rezervat shtetërore.

    Postimi i plotë i avokatit Besnik Berisha:

    Çka nese u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervisten ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves, a ma besoni a jo🙂?!

    Nejse, mos i ngjitni fjale djalit se me syte e mi e pash😉. Institucionalist se c’ke me te!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark