×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Raportohet se mbi 400 mercenarë rusë në Kiev u urdhëruan të vrasin presidentin e Ukrainës

    Insajderi
    28 February 2022 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga objektivat e luftës  ruse në Ukrainë është rrëzimi i qeverisë aktuale për të vendosur një tjetër që mund të komandohet lehtësisht nga Vladimir Putin.

    The Times raporton se më shumë se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev me urdhra nga Kremlini për të vrarë presidentin Zelensky dhe qeverinë e tij, për të përgatitur terrenin që Moska të marrë kontrollin.

    Grupi Wagner, e drejtuar nga një prej aleatëve më të afërt të Presidentit Putin dhe që vepron si një degë e shtetit, fluturoi me mercenarë nga Afrika pesë javë më parë në një mision për të prerë kokën e qeverisë së Zelenskyt në këmbim të një bonusi të madh financiar.

    Informacioni në lidhje me misionin e tyre arriti në qeverinë ukrainase të shtunën në mëngjes dhe disa orë më vonë Kievi shpalli shtetrrethimin 36-orësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark