×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se sekretari i Ministrisë së Kulturës sulmoi fizikisht zyrtarin Miftar Latifi

    Insajderi
    13 November 2024 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në orët e paradites një përleshje fizike po raportohet të ketë ndodhur brenda zyrëve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan Insajderi.

    Zyrtari i kësaj ministrie, Miftar Latifi, ka shkuar në Policinë e Kosovës për të denoncuar sekretarin e Përgjithshëm, Xheladin Krasniqi, për sulm fizik, duke pretenduar se është kapur për fyti prej tij.

    “Sekretar i MKRS-së, Xheladin Krasniqi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifi, rasti është lajmëruar në polici dhe sekretari Krasniqi tashmë ndodhet në Polici”, ka njoftuar burimi.

    Për rastin, Insajderi ka kontaktuar edhe policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

    Vite më parë, Xheladin Krasniqi ishte intervistuar nga Policia për deklaratat kundër komunitetit LGBT, përfshirë një thënie të tijën ku kishte sugjeruar “heqjen e kokave me shpatë”.

    Pavarësisht këtyre deklaratave, ai vazhdon ta mbajë këtë pozitë të rëndësishme në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark