×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    “LGBT-së duhet me ua heq kokat me shpatë”, ngritja e dyshimtë e Xheladin Krasniqit në sekretar nga ana e Hajrulla Çekut

    Insajderi
    29 September 2023 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Kulturës aktualisht ka për Zëvendësues të Sekretarit Permanent, Xheladin Krasniqin, një ish-zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë. Nga zyrtar i tenderëve u bë për një ditë në Drejtor i Zyrës për Drejta të Autorit. Dhe, vetëm një ditë u bë sekretar. Krejt këto lëvizje nga ministri Hajrulla Çeku u bënë për njeriun që vite më parë ishte intervistuar nga Policia për deklaratat kundër komunitetit LGBTI, përfshirë edhe atë “duhet me ua heq kokat me shpatë”.

    Gazeta Insajderi

    Pesë vite më parë, Xheladin Krasniqi i punësuar në Zyrën e Arkivit të Ministrisë së Drejtësisë kishte lëshuar një deklaratë skandaloze në Facebook. Ai kishte thënë se homoseksualëve dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit LGBTI duhet t’u hiqet koka më shpatë.

    Uuuuu çfarë degjenerimi I skajshëm. E shpat e bi bre. Mir ishkon pra se me ju hjek koken me ja u rras shpaten ne b****”, kishte shkruar ai 5 vite më parë, teksa komenti i tij kishte edhe shumë gabime drejtëshkrimore.

    Për këtë koment të tij, pas intervistimit nga policia ndaj Krasniqit ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Lidhur me rastin e kërcënimit ndaj LGBT, pas veprimeve policore me aktvendim te prokurorit kompetent, një personi të dyshuar, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhej në njoftimin e policisë.

    Nga posti në Ministrinë e Drejtësisë, Xhelal Krasniqi në vitin 2023 mori post të rëndësishëm në ministrinë e drejtuar nga Hajrulla Çeku.

    Me datë 29 gusht të 2023’ës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mori vendim që Xhelal Krasniqin nga posti i ‘zyrtarit të lartë të prokurimit‘, u autorizua të ushtroj detyrën edhe të ‘Zëvendësuesit të Drejtorit të Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejta të Përafërta‘. Ky vendim hyri në fuqi po atë ditë.

     

    Por, kaloi vetëm një ditë kur institucioni i drejtuar nga Çeku e avancoi në pozitë Krasniqin. Me 30 gusht 2023, MKRS mori vendim që Xhelal Krasniqi të caktohet në detyrën e ‘Zëvendësuesit e Sekretarit të Përgjithshëm‘.

    Ky vendim i nënshkruar nga ministri Hajrulla Çeku hyri në fuqi po këtë ditë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark