Insajderi
Insporti

Rashford nuk dëshiron rikthimin te Man Utd, gati të ulë pagën për të qëndruar te Barcelona

Insajderi
04 February 2026 - 10:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rashford nuk dëshiron rikthimin te Man Utd, gati të ulë pagën për të qëndruar te Barcelona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Marcus Rashford nuk e sheh më veten pjesë të Manchester United. Sipas raportimeve të Mirror, sulmuesi anglez nuk ka ndërmend të rikthehet në “Old Trafford” pas përfundimit të huazimit të tij te Barcelona.

Burimet pranë lojtarit bëjnë të ditur se Rashford është i gatshëm të bëjë edhe një sakrificë financiare, duke pranuar ulje page, vetëm për të vazhduar aventurën e tij në Spanjë.

26-vjeçari thuhet se është ndjerë i vlerësuar dhe i përshtatur në ambientin e ri, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e tij.

Kjo situatë pritet të vërë Manchester United në pozitë të vështirë, pasi e ardhmja e një prej lojtarëve më të njohur të klubit po largohet gjithnjë e më shumë nga “Djajtë e Kuq”.

Ndërkohë, Barcelona mund të shohë një mundësi reale për ta mbajtur Rashfordin në ekip edhe pas përfundimit të huazimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark