×
  • Sport
  • Sport

    Rashica kërkohej nga klubi i njohur anglez, Beshiktashi s’tundohet nga oferta milionëshe për kosovarin

    Insajderi
    19 February 2024 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është raportuar se Beshiktasi ka refuzuar një ofertë nga klubi anglez Leeds United për transferimin e sulmuesit kosovar Milot Rashica.

    Sipas asaj që raporton mediumi turk Takvim, klubi anglez kishte ofruar plotë shtatë milionë euro për kartonin e Milot Rashicës, ofertë kjo që ishte refuzuar menjëherë nga gjiganti turk.

    Rashica ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të teknikut Fernando Santos teksa është paraqitur në 18 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit turk, duke shënuar katër gola dhe duke asistuar tek një tjetër.

    “Ne synojnë kampionatin sezonin e ardhshëm. Rashica është një lojtar shumë i rëndësishëm që mund të na udhëheqë ne drejt këtij qëllimi”, ka thënë një anëtar i klubit të Beshiktashit.

    Rashica iu bashkua Besiktasit në gusht të vitit të kaluar pas një aventure në Angli tek Norëichi për shumën e pesë milionë eurove.

    Kjo nuk ishte hera e parë për Rashicën që luan në Turqi pasi më herët kishte luajtur tek rivali i Beshiktashit, Galatasaray. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark